Maqedonia e Veriut ka prodhuar më shumë energji elektrike sesa ka harxhuar

Data:

Shpërndaje:

Në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 391 740 MWh energji gjatë muajit shtator, ndërkohë ka shpenzuar 373 518 MWh energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

Në muajin shtator të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 373 518 МWh energji elektrike, 19.406 milionë nm3 gaz natyror, 368 114 tonelata qymyr dhe 95 577 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia në këtë periudhë ka prodhuar 4.9 përqind më shumë energji sesa ka konsumuar. Më së shumti energji eklektike u prodhua në termocentrale (52.1 %).

“Në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak: konsumi i gazit natyror është zvogëluar për 15.5 % si rezultat i rënies së aktivitetit të termocentraleve kogjenerative, ndërsa konsumi i produkteve të naftës është zvogëluar për 13.2 %”, raportoi Enti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...