Çdo student do të marrë 12.300 denarë për pajisje elektronike! Thirrja e hapur deri më 1 janar

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është hapur thirrja publike për rreth 55,000 studentë, të cilët do të marrin nga 12,300 denarë për blerje të pajisjes elektronike, përcjell TV21. Mickoski tha se thirrja do të jetë e hapur deri më 1 janar të vitit 2026.

 

“I ftoj të gjithë studentët të aplikojnë. Mendoj se janë 55,000 në numër. Atë që e kemi premtuar, edhe po e realizojmë. 12,300 denarë mendoj se merr çdo student për furnizim me pajisje elektronike. Nuk deshëm që si shumë qeveri, ta bënim këtë para zgjedhjeve, sepse mos të nënkuptohej si sjellje joetike nga ana e qeverisë. Pritëm mbarimin e zgjedhjeve, me vendim zyrtar nga KSHZ dhe ta publikonim këtë thirrje. Kështu që u bëj thirrje studentëve që të paraqiten në këtë thirrje publike, që është i hapur deri më 1 janar të vitit 2026”, deklaroi Mickoski.

Linku: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...