Zbulohet fatura, rreth 200 milionë euro detyrime nga arbitazhet për t’u shlyer nga Shqipëria në 2026

Data:

Shpërndaje:

Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 198 milionë euro apo rreth 21 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në mbi 181 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga shteti Shqiptar. Mbi 71 milionë euro janë tashmë për shkak të vendimeve të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces.

Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”, shkruan A2 CNN.

Pjesa tjetër e faturës gati 200 milionë euro përbëhet nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ministria e Financave raporton se detyrimet totale janë në vlerën e gati milionë euro, prej të cilave 17.9 milionë janë nga vendimet tashmë të marra, ndërsa pjesa tjetër nga proceset ende në gjykim.

“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Zela” dhe “Delijorgji” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...