Raporti i Progresit: Papunësi e lartë, boshllëqe gjinore dhe rritje çmimesh në Kosovë

Data:

Shpërndaje:

Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ku theksohen sfidat e vazhdueshme në tregun e punës, rritja e çmimeve dhe vonesat në publikimin e të dhënave zyrtare.

Në raport thuhet se tregu i punës në Kosovë “karakterizohet nga pjesëmarrje ende shumë e ulët, papunësi e lartë dhe boshllëqe të mëdha gjinore”.

Sipas rapotit, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore publikohen me vonesë, me të dhënat më të fundit që i referohen vitit 2024.

“Ndërkohë, shkalla e papunësisë ra me 0.1 pikë përqindjeje në 10.8%, pavarësisht rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në 43.3% nga 40.7% në vitin 2023. Hendeku midis shkallës së punësimit të meshkujve dhe femrave (55.9% dhe 21.2%) u zgjerua. Në vitin 2024, pjesa e të rinjve (15-24 vjeç) që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim ra në 31.4%, nga 33.4% një vit më parë”, thuhet në raport.

Sipas BE-së, këto rezultate të dobëta në tregun e punës po kontribuojnë në normat e larta të emigrimit.

Raporti gjithashtu thekson se inflacioni i çmimeve të konsumit është rritur ndjeshëm në vitin 2025. “Inflacioni u rrit në një mesatare prej 2.8% në vit në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe më tej në 4.3% dhe 4.5% në korrik dhe gusht, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimit dhe pijeve joalkoolike”, theksohet në dokument.

BE kujton se më 16 prill, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kishte miratuar një rritje lineare të tarifës së energjisë elektrike prej 16.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, e cila hyri në fuqi më 1 maj.

Në anën tjetër, raporti e vlerëson pozitivisht nivelin e borxhit publik të Kosovës, i cili mbetet ndër më të ulëtit në rajon.
“Në sajë të një suficiti primar margjinal dhe rritjes së lartë nominale të PBB-së, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në 16.9% në fund të vitit 2024 – niveli më i ulët që nga viti 2017 – dhe më tej në 16% në fund të qershorit 2025”, thuhet në raport.

Megjithatë, borxhi i jashtëm u rrit me 12% në vitin 2024, për shkak të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Raporti vëren se “bllokimi politik ka penguar ratifikimin e marrëveshjeve të reja të financimit të jashtëm me institucionet financiare ndërkombëtare”.

Në maj 2025, Fitch Ratings riafirmoi vlerësimin e saj sovran për Kosovën në nivelin ‘BB-’ me perspektivë të qëndrueshme, duke përmirësuar mundësitë e aksesit të vendit në tregjet ndërkombëtare financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...