Bozhinovska: Ndalimi i transitit të gazit rus nga BE nuk ndikon në Maqedoni

Data:

Shpërndaje:

Vendimi i Këshillit të BE-së për ndalimin e transitit të gazit rus përmes BE-së drejt vendeve të treta, përfshirë Maqedoninë, nuk do të ndikojë në vendin tonë.

Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska tha se vendi konsumon rreth 500 mijë metra kub gaz në vit, dhe deri në vitin 2027 pritet të përfundojë gazsjellësi me Greqinë.

Megjithëse ndërkonektori ende nuk funksionon, shteti tashmë për një vit paguan 250 mijë euro në muaj për qiranë e kapaciteteve, detyrim që do të zgjasë 15 vjet, dhe për këtë rast janë dorëzuar kallëzime penale për të cilat, për momentin, nuk ka informacione, tha Bozhinovska.

“Maqedonia konsumon rreth 500,000 metra kub gaz, që nuk është sasi e madhe. Sa i përket të dytës, nga 1 janari 2027, tashmë po punojmë në gazsjellësin me Greqinë, i cili deri atëherë duhet të përfundojë. Mendoj se nuk do të ketë problem, sepse kjo do të zgjidhet në nivel evropian, domethënë në nivel të BE-së. Të gjithë ata që nuk do të mund të furnizohen, do të duhet të kërkojnë alternativa – do të ketë bisedime në Bruksel dhe do të gjendet një zgjidhje alternative. Do të ketë një zgjidhje në nivel të BE-së, sigurisht që askush nuk do të na lërë pa gaz, kjo është një opsion për ne, sepse është e njëjta gjë për të gjithë Evropën dhe për të gjitha vendet. Nuk duhet të na shqetësojë aspak, sepse ne jemi shumë të vegjël në raport me sasinë që konsumojnë të tjerët”, tha Sanja Bozhinovska – Ministre e Energjetikës./ Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...