Ka nisur PANAIRI RAJONAL PËR PUNËSIM! Mijëra vende të reja pune në dispozicion!

Data:

Shpërndaje:

Panair më i madh online për punësim në Maqedoni dhe rajon është i hapur deri më 21 tetor! Panairi është i disponueshëm 24 orë në ditë, duke ofruar mbi 700 oferta punësimi nga më shumë se 100 punëdhënës, nga sektorë të ndryshëm tërheqës. Me ardhjen e vjeshtës, shumë profesionistë e rishikojnë karrierën dhe mendojnë për mundësi të reja – dhe ky është momenti ideal për një fillim të ri!

Çfarë ofron panairi?

Informacione të detajuara për kompanitë, përvojat e punonjësve dhe kulturën e tyre organizative.
Mundësi të aplikoni në shumë oferta njëkohësisht.
Biseda të para me punëdhënësit përmes chat-it ose video-thirrjeve, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe të lehtë se kurrë më parë.
Kategoritë kryesore të punëdhënësve:

Tregti
Teknologji
Financa
Shërbime
Ky organizim e bën më të lehtë gjetjen e mundësive që i përshtaten njohurive, interesave dhe ambicieve tuaja.

Kush merr pjesë?
Panairi këtë vit bashkon kompani të njohura vendase dhe rajonale si: Kromberg & Schubert, Gemak, Concentrix, Replek, Titan Usje, Transcom, Stopanska Banka, Amphenol, Fashion Group, Gerresheimer, ProCredit Banka, Neptun, Inditex, DM, Alkaloid, NLB, Lidl, Valamar Riviera d.d. (HRV), Maks Bet, Sarantis (SRB), Flex Credit, Sparkasse Bank, Tommy (HRV), Lactalis dhe shumë të tjera.

Si të merrni pjesë:
Vizito mk.regionalensaemzavrabotuvanje.com nga kompjuteri, tableti ose telefoni – nga çdo vend dhe në çdo kohë. Gjeni punën tuaj të parë, të re ose thjesht më të mirë!

Organizator: Vrabotuvanje.com.mk, në bashkëpunim me partnerët rajonalë: MojPosao (Kroaci), Poslovi Infostud (Serbi) dhe MojPosao.ba (Bosnje e Hercegovinë) – pjesë e grupacionit Alma Career.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...