Sa janë rritur qiratë?! Shkupi, vend i shtrenjtë për të jetuar

Data:

Shpërndaje:

Sot, pronarët e apartamenteve rrallë pranojnë qira mujore nën 300 euro apo me fjalë tjera qiratë që dikur ishin 150 euro tani po i afrohen 300 eurove, dhe nuk është çudi që në vende të dëshirueshme çmimi rritet shumë më tepër se kjo shumë. “Çmimet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të kërkesës. Oferta është e kufizuar dhe interesi është i madh”, thonë pronarët e banesave për qira në kushte anonimiteti

Shkup, 15 tetor – Gjithnjë e më e vështirë është të gjesh një apartament në Shkup me një çmim që dukej i arsyeshëm vetëm pesë ose gjashtë vjet më parë. Sot, pronarët e apartamenteve rrallë pranojnë qira mujore nën 300 euro apo me fjalë tjera qiratë që dikur ishin 150 euro tani po i afrohen 300 eurove, dhe nuk është çudi që në vende të dëshirueshme çmimi rritet shumë më tepër se kjo shumë. “Çmimet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të kërkesës. Oferta është e kufizuar dhe interesi është i madh”, thonë pronarët e banesave për qira në kushte anonimiteti. Në vitet e fundit, kryeqyteti ka parë një fluks masiv të punëtorëve të huaj, kryesisht turq. Ky grup është veçanërisht i shumtë në sektorët e ndërtimit dhe mikpritjes, dhe pothuajse gjithmonë kërkon apartamente të mobiluara plotësisht për t’u zhvendosur shpejt.

Edhe presioni i çmimeve nga studentët nuk duhet të neglizhohet si dhe nga punonjësit e rinj, beqarët ose çiftet, të cilët nuk duan të vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre. Blerja e një apartamenti është e paarritshme financiarisht dhe tregu i qirave po bëhet gjithnjë e më i pamëshirshëm.

Nga ana tjetër, në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir ka pasur rritje të çmimeve të qirasë së apartamenteve, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit. Në disa pjesë të Shkupit këtë vit, çmimet janë rritur me 10 deri në 15 për qind. Kërkesa për pasuri të paluajtshme, mbetet e qëndrueshme, veçanërisht në qendrat urbane si Shkupi, Shtipi, Manastiri dhe Ohri, gjë që kontribuon më tej në rritjen e çmimeve. Në periudhën e fundit, megjithëse rritja ka qenë e butë dhe graduale, ajo ende nuk ndalet. Kjo theksohet nga Grupi i Agjencive të Pasurive të Patundshme pranë Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Që nga fillimi i vitit 2025, tregu i pasurive të patundshme në Maqedoni, veçanërisht në fushën e qirave, ka treguar disa trende dhe ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Profesionistët e rinj dhe të sapomartuarit janë të orientuar drejt qirasë së shtëpive kryesisht për shkak të kostove të larta të blerjes së shtëpisë së tyre dhe keqkuptimit se çmimet e pasurive të patundshme mund të bien në të ardhmen. Gjithashtu, trendi i mundësisë së zhvendosjes në vende të tjera u jep atyre liri më të madhe në zgjedhjen e vendit ku do të jetojnë, dhe për këtë arsye disa nga të rinjtë, megjithëse kanë mundësi, nuk investojnë në blerjen e një apartamenti. Kjo rrit ndjeshëm konkurrencën në tregun e qirasë”, thonë nga Grupi i Agjencive të Pasurive të Patundshme.

Kthimi i investimit në një apartament me qira është 4.8 për qind në vit, dhe Çairi, Saraji dhe Gazi Baba janë gjithashtu tërheqëse. Analizat e tyre tregojnë se në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir ka një rritje të çmimeve të qirasë, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit, ndryshe nga viti i kaluar, kur, siç thonë ata, çmimet e qirasë ishin relativisht të qëndrueshme, por me një ofertë të kufizuar të apartamenteve cilësore. Këtë vit, në disa pjesë të Shkupit për shkak të presioneve ekonomike dhe urbanizimit, çmimet janë rritur deri 15 për qind. Nga ana tjetër, periferitë si Çair, Saraj dhe Gazi Baba po shënojnë një rritje të qirasë për shkak të pranisë në rritje të qytetarëve turq që studiojnë në Maqedoni.

Të dhënat e Grupit tregojnë se lagjet më të njohura për dhënie me qira të apartamenteve në Shkup vazhdojnë të jenë Qendra, Debar Maalo, Karposhi, Aerodromi dhe Vodno.

Kërkesa më e madhe është për apartamente, veçanërisht ndërtesa të reja dhe apartamente me dy ose tre dhoma gjumi. Megjithatë, për ndërtesat tregtare ka pasur një kërkesë të qëndrueshme për disa vite në pjesët qendrore të Shkupit, veçanërisht për dyqane, zyra dhe depo, por kërkohen vende me trafik të lartë dhe zona për këmbësorë.

Sipas Entit të Statistikave në tremujorin e parë të këtij viti, nga qiratë zyrtare e raportuara për vitin 2025, ka rreth 640 qira apartamentesh me një vlerë prej 160.000 eurosh dhe një vlerë mesatare për qira prej rreth 250 eurosh në muaj. Gjithashtu, kthimi i investimit në një apartament, si qira, është rreth 4.8 për qind në vit, që është një kthim relativisht i ulët për investitorët, thonë nga Agjencitë e Patundshmërive. Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të apartamenteve, opinioni është në pritje të masave të shpallura për kushte më të favorshme gjatë blerjes së një apartamenti të parë, si dhe vendimit nëse do të mbetet norma preferenciale e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 5 për qind. (koha.mk)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...