Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator përsëri është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe e çmimeve me pakicë.
“Indeksi i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, shënoi rritje prej 4.0%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.


