Shtrenjtohet uji për 10 për qind

Data:

Shpërndaje:

Uji i pijshëm në Shkup u shtrenjtua për tre denarë për metër kub. Shtrenjtimi është mesatarisht rreth 40 denarë, që do të thotë se nëse një familje ka paguar 1000 denarë ujë, tani do të paguajë 1040. Qytetarët tashmë kanë marrë faturat e shtrenjtuara të ujit.

“I morët faturat e reja të shtrenjtuara të ujit? Po – a është shtrenjtimi i madh? 20-30 denarë”, thë një qytetar.

“Ajo që kemi në shtëpi, vetëm për të pirë, për të larë enët, për t ‘u larë dhe 500 denarë, është shumë edhe tani 10%…”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Gjithçka është shtrenjtuar, veçanërisht rryma. Uji e kështu me radhë”, tha një qytetar.

Kësaj radhe, Komisioni Rregullator Energjetik ka përcaktuar çmimin e ri të ujit. Vendimi është marrë pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk ka respektuar detyrimin ligjor për përcaktimin e çmimit brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë derisa rritet çmimi, vendi humbet sasi të mëdha uji. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Komunikimeve Civile, 245 milionë metra kub ujë është prodhimi vjetor i ujit në vend dhe më shumë se gjysma e tij humbet.

“Pjesa më e madhe e ujit të pijshëm është në humbje absolute, domethënë në metër kub të humbur, në Shkup humben deri në 63 milionë metra kub në vit. Që është 43% e të gjithë ujit të humbur në vend”, raporton gazetari i Alsat, Angell Dimovski.

Komisioni Rregullator apelon për përdorim racional të ujit./ Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...