Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Data:

Shpërndaje:

Green Coast mirëpriti një grup investitorësh dhe sipërmarrësish nga Holanda, në një aktivitet të veçantë që ndërthurte biznesin me sportin. Për tre ditë me radhë, të ftuarit u njohën nga afër me mundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e real estate, përmes vizitave në projektet më të rëndësishme të bregdetit, Green Coast dhe Vlora Marina.

CEO e Balfin Real Estate, znj. Ledia Telhai dhe Drejtori i Shitjeve, z. Eltion Koçi, prezantuan vizionin dhe zhvillimet e projekteve, duke theksuar interesin gjithnjë e më të madh të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. “Në sektorin e real estate, Shqipëria ofron mundësi që pak vende në rajon mund t’i garantojnë,” u shpreh znj. Telhai, duke theksuar se kërkesa e lartë për prona përgjatë bregdetit po reflektohet në rritjen e qëndrueshme të vlerës dhe në kthimin e tyre në një investim të sigurt e afatgjatë.

Duke ndalur tek rëndësia e këtij aktiviteti, z. Koçi, theksoi se ky event ishte një mundësi për të prezantuar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm të këtyre projekteve, si dhe për të treguar se Shqipëria po fiton vendin e merituar në hartën e investimeve ndërkombëtare.”

 

Edhe vetë investitorët e huaj u shprehën të impresionuar nga përvoja e tyre në Shqipëri. “Ka qenë një eksperiencë vërtet e jashtëzakonshme. Gjatë këtyre ditëve në Shqipëri patëm mundësinë të njiheshim me potencialin e madh që ofron vendi për investime dhe me bukurinë natyrore të rivierës. Patëm mundësinë të organizonim turneun tonë të padelit pikërisht këtu në Green Coast, ku gjetëm të gjitha facilitetet e nevojshme. Jam i bindur se Shqipëria po pozicionohet si një destinacion shumë tërheqës për investitorët,” u shpreh një prej tyre.

 

Programi i aktivitetit përfshiu një tur informues në Green Coast, ku të ftuarit vizituan “Galeria by TEG”, qendra e vetme tregtare në rivierën shqiptare, e pozicionuar brenda resortit, për të vijuar më pas në Lifestyle Center “La Vista”, si dhe shëtitoren buzë detit. Turit iu shtua edhe vizita në rezidencat tashmë të përfunduara dhe të banuara, ku investitorët patën mundësi të shihnin nga afër atmosferën e një destinacioni tashmë të konsoliduar, përpara se të njiheshin me ecurinë e fazave të reja të projektit dhe tipologjive që ofrohen.

 

Eksperienca u plotësua me një udhëtim në det përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Green Coast drejt Vlora Marinës. Teksa shijuan panoramën e gjireve dhe plazheve përgjatë vijës bregdetare, pjesëmarrësit u ndalën për të parë në terren zhvillimin e punimeve në projektin Vlora Marina si dhe më pas në ambientet e zyrave, ku janë njohur me vizionin dhe konceptin e këtij projekti, që pritet të sjellë në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial me apartamente premium buzë detit.

 

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për kapitalin ndërkombëtar, duke e pozicionuar rivierën tonë jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër të re mundësish për investime në Mesdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...