Takim në kuadër të Shkollës ballkanike të energjisë – ekspertë debatuan për masat që duhen ndërmarrë si parandalim nga “bllek aut”

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 27 shtator – “Bllek auti” në Spanjë dhe Portugali dhe më parë në disa nga vendet e Ballkanit – Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria është një alarm se qeveritë duhet të përqendrohen në investimet në sektorin e energjisë. Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike në një kohë kur prodhimi nga burimet e rinovueshme është në rritje, janë të nevojshme  investime në energjinë bazë, bateritë për ruajtjen e energjisë elektrike dhe mbi të gjitha në sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, ranë dakord pjesëmarrësit e Shkollës Ballkanike të Energjisë që u mbajt në Shkup, të organizuar nga KRRE.

Siç kumtuan nga KRRE, ekspertë të energjetikës, rregullatorë dhe operatorë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike nga rajoni dhe Evropa diskutuan për mësimet e nxjerra dhe masat që duhen ndërmarrë si parandalim për të mos ndodhur një “bllek aut” i plotë.

Digjitalizimi në energjetikë është i nevojshëm, por duhet të shkojë paralelisht me masat dhe protokollet në fushën e sigurisë kibernetike, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

“Edhe në kohën e inteligjencës artificiale, investimet në personel profesional dhe të trajnuar janë një investim në shtyllën e sektorit të energjisë elektrike. Planet për zhvillim, forcim të rrjetit dhe menaxhim të sistemit burojnë prej tyre, gjegjësisht nga të gjithë ne. Disa vite më parë, për herë të parë si rregullatorë, morëm një vendim gjatë përcaktimit të tarifës së transmetimit të energjisë elektrike të operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, i cili përcaktoi se do të njiheshin shpenzimet vetëm të inxhinierëve të sapopunësuar që do të menaxhojnë me sistemin dhe do të punojnë në zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë”, tha Bislimoski.

Shkolla Ballkanike e Energjisë (SHBE) është themeluar tre vjet më parë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut , së bashku me organet rregullatore nga Italia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Qëllimi kryesor i SHBE-së është të ofrojë edukim për trendet më të fundit në energjetikë për përfaqësuesit e organeve rregullatore, operatorët e sistemit të transmetimit, operatorët e tregut të energjisë, si dhe palët e tjera të interesuara në sektorin e energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...