Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

Data:

Shpërndaje:

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17 396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10 121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.

Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6797 të rinj janë futur në punë.

Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit.

1320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në tregun e punës edhe të atyre që varen nga ndihmat sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...