Nga mesnata çmime të reja të karburanteve

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 29 shtator – Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli Vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,49 për qind në krahasim me vendimin e 2 shtatorit të vitit 2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i EURODIZEL (D-E V) mbesin të pandryshuar.

Çmimi i ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS rriten për 0,644 denarë për kilogramë dhe tani do të arrijë 37,591 denarë/kg.

Nga 30 shtatori i vitit 2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të natës do të arrijnë. EUROSUPER BS-95: 75,50 den/l, EUROSUPER BS-98: 77, 50 den/l, EURODIZEL BS (D-E V): 69,50 den/l, Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1): 69,50 den/l, Mazuti M-1, NS: 37,591 den/kg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...