Kosova dhe Turqia diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit rreth kontrollit të cilësisë së ushqimit

Data:

Shpërndaje:

Drejtori ekzekutivë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha priti ne takim këshilltaren për Tregti në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Seda Ulukaya, ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Turqisë në sektorin që mbulon AUV.

Fokus i veçantë në takim ishte edhe kontrolli i cilësisë së ushqimit i cili hynë në Kosovë nga shtete të ndryshme si dhe kontrolli veterinar, fusha këto të cilat shërbejnë në rritjen e standardeve për të garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët.

Gjatë takimit të dyja palët, u dakorduan se thellimi i bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave të cilat ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kontrollit të ushqimit dhe shëndetit veterinar do të jetë prioritet për të ardhmen për agjencitë shtetërore të të dyja vendeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...