Qëndrueshmëri ekonomike dhe performancë pozitive gjatë muajit gusht

Data:

Shpërndaje:

Ekonomia kineze ruajti qëndrueshmërinë e përgjithshme në gusht dhe pati përparim të qëndrueshëm, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

 

Të dhënat e NBS-së tregojnë që muajin e kaluar prodhimi industrial u rrit 5.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Prodhimi i pajisjeve u shtua me 8.1 për qind dhe prodhimi i teknologjisë së lartë me 9.3 për qind.

Tregu i konsumit ka arritur gjithashtu rritje të qëndrueshme. Shitjet me pakicë e kaluan shifrën 3.96 trilionë juanë (557 miliardë dollarë), duke njohur një rritje prej 3.4 për qind. Shitjet me pakicë në internet vijuan të spikatin, duke u ngritur 9.6 për qind në tetë muajt e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme dhe duke arritur në 9.98 trilionë juanë.

Të dhënat e NBS-së tregojnë gjithashtu që investimet në pasuri fikse nxitën rritjen në tetë muajt e parë, me vlerën e përgjithshme të investimeve që u rrit 0.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në mbi 32.61 trilionë juanë.

Vëllimi i tregtisë së jashtme vazhdoi të shtohet në gusht, duke arritur në 3.87 trilionë juanë, 3.5 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkohë, çmimet e banesave në 70 qytete të mëdha e të mesme të Kinës vazhduan të bien në gusht. Çmimet e banesave të reja në qytetet e nivelit të parë u ulën me 0.9 për qind, nga rënia prej 1.1 për qind e regjistruar në korrik, ndërsa çmimet e banesave jo të reja ranë me 3.5 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...