Luledielli gradualisht po kthehet në arat e Kosovës

Data:

Shpërndaje:

Luledielli gradualisht po kthehet në arat e Kosovës

Në fushat e vendit ka nisur korrja e lulediellit, kulturë bujqësore gjithnjë e më e rëndësishme jo vetëm për fermerët. Me diellin e verës që shoqëron punën, makineritë bujqësore kanë hyrë në arat e mbjella me këtë bimë karakteristike të farës së saj të vlefshme.

Procesi i korrjes kërkon kujdes të veçantë, në mënyrë që të sigurohet cilësia e lartë e produktit thotë fermeri Malësor Sejdiu.

“Temperaturat kur janë ekstreme normalisht ndikon te gruri, te misri, por te luledielli nuk shohim që ka ndikuar me të madhe. Diku – diku do parcela që janë mbjellë më vonë rendimenti është pak më i vogël, por këtu ku jemi u mbjellë më kohë, u mbjell me afat optimal dhe kushtet janë shumë të mira, presim një rendiment të mirë”, tha Sejdiu.

Luledielli, përveçse një burim i rëndësishëm i vajit ushqimor, është gjithashtu një kulturë që po fiton terren në tregjet vendore dhe rajonale. Ekspertët bujqësorë nënvizojnë se rritja e sipërfaqeve të mbjella me luledielli është një hap pozitiv drejt diversifikimit të prodhimit bujqësor në vend.

“Rasti i lulediellit këto dy-tre vitet e fundit ka filluar në sipërfaqe t’i quaj simbolike, në raport me periudhën paraprake 30 e sa vjeçare. Me këto kultura kemi pas një sipërfaqe rreth 30 mijë hektar. Lulediellin e kemi mbjellë në 5, 6, 7 mijë hektar varësisht nga viti në vit dhe krejt prodhimin e kemi dorëzuar ku ka qenë fabrika e rafinimit të vajit, krahas edhe kolzës, si dy kultura vajore dhe janë shumë të rëndësishme jo vetëm strategjike por edhe në cilësinë  e qarkullimit bimor”, tha Imer Rusinovci profesor universitar.

Luledielli mbetet jo vetëm një simbol i verës, por edhe një kulturë që ndriçon perspektivën bujqësore të vendit tonë thonë fermerë dhe ekspertë të fushës së bujqësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...