Rritet numri i shitjeve të veturave të reja në BE

Data:

Shpërndaje:

Në vitin 2024, Bashkimi Evropian parashikonte deri në 10 milionë automjete të shitura, por nuk ka shumë arsye për optimizëm.

Tregu i automjeteve të reja në Bashkimin Evropian u rrit lehtë vitin e kaluar, kryesisht për shkak të interesit më të madh të blerësve në dhjetor.

Në vitin 2024 u regjistruan për herë të parë 10.6 milionë vetura, 0.8 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi shoqata tregtare ACEA.

Vetëm në muajin dhjetor, qytetarët e BE-së blenë 910 mijë vetura, 5.1 për qind më shumë se 12 muaj më parë.

Peshën më të madhe, nga një e treta e tregut, e zënë makinat me benzinë, pak më përpara se hibridet. Automobilat elektrik mbuluan 13.6 për qind dhe makinat me motor nafte 11.9 për qind, raporton dpa.

Pothuajse të gjitha tregjet kryesore të makinave në BE shënuan një humbje të vogël, përveç Francës, me një rënie më të ndjeshme prej 3.2 për qind. Në anën e kundërt është Spanja, me rritje të shitjeve prej 7.1 për qind.

Sipas prodhuesit, Volkswagen Group shiti sërish më së shumti makina në BE, 2.8 milionë dhe 3.2 për qind më shumë se në vitin 2023. Në vend të dytë, pavarësisht rënies prej 7.2 për qind në shitje, është Grupi Stellantis me marka si Peugeot, Fiat dhe Opel.

Grupi Renault regjistroi një rritje të shitjeve prej 1.9 për qind dhe e mbylli vitin në vendin e tretë me gati 1.2 milionë automjete të shitura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...