Sa fitojnë arkëtarët dhe punëtorët e depo-s në “Lidl” – kompania publikoi detajet

Data:

Shpërndaje:

Lidl” është një nga zinxhirët më të mëdhenj të dyqaneve me zbritje dhe punëson mijëra njerëz. Por sa fitojnë realisht shitësit, menaxherët e dyqaneve dhe praktikantët në këtë zinxhir por kryesisht në Gjermani?

Dyqani me zbritje “Lidl”, me seli në Bad Wimpfen, rajoni i Heilbronn-it, është pjesë e grupit “Schwarz” dhe pothuajse nuk ka person në Gjermani që nuk ka blerë aty të paktën një herë. Blerësit zakonisht takojnë arkëtarët, shitësit dhe menaxherët e dyqaneve, por ka shumë pozita të tjera pune në një kompani kaq të madhe.

Një pasqyrë mbi transparencën në lidhje me pagat ofron platforma gjermane “Kununu”, ku punonjësit mund ta vlerësojnë në mënyrë anonime punëdhënësin e tyre dhe të tregojnë se sa fitojnë. “Kununu” ka publikuar tashmë të dhëna për pagat mesatare sipas landeve dhe profesioneve më të paguara në Gjermani.

Në “Kununu” mund të gjenden edhe paga mesatare për pozita të ndryshme në “Lidl” për punonjësit në Gjermani, megjithëse për disa pozita ka vetëm të dhëna të kufizuara. Shumica e komenteve janë nga shitësit, menaxherët dhe praktikantët.

Pagat mesatare bruto vjetore janë:

Praktikant: 13.900 €

Arkëtar: 31.200 €

Punëtor magazine (depo): 31.400 €

Shitës: 33.100 €

Tregtar (shitje me pakicë): 34.900 €

Referent administrativ: 41.700 €

Zëvendës-menaxher dyqani: 42.700 €

Menaxher dyqani: 60.400 €

Konsulent: 68.200 €

Menaxher rajonal: 83.200 €

Është me rëndësi të theksohet se këto janë mesatare bazuar në të dhëna të vetë-publikuara, që do të thotë se diapazoni është shumë i gjerë. Për shembull, pagat e menaxherëve të dyqaneve variojnë nga 29.500 € deri në 83.700 € bruto në vit, në varësi të marrëveshjeve kolektive dhe kushteve individuale. Disa punonjës paguhen sipas kontratave kolektive, ndërsa të tjerë jo – kjo shpjegon edhe ndryshimet e mëdha në paga.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...