Likovë, 25.08.2025 – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nisi aksionin për sanimin e deponisë së egër në fshatin Nikushtak, komuna Likovë.
Për këtë projekt janë siguruar rreth 5 milion denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisje mekanike për menaxhim të sigurt të mbeturinave. Pas përfundimit të përgatitjeve teknike, punimet ndërtimore në terren filluan sot.
Mexhiti tha se sanimi i kësaj deponie është një hap i madh drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në komunën e Likovës dhe rajonin përreth. Ai theksoi se nuk ka më kohë për pritje dhe se institucionet kanë obligim të veprojnë konkretisht në terren.
Ky aksion përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Likovës dhe të gjithë rajonit.


