Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica e Vushtrria prijnë me më së shumti raste

Data:

Shpërndaje:

Numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale ka shënuar rënie të ndjeshme në muajin korrik të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në korrik të vitit 2024 ndihmë sociale kanë marrë 19 mijë e 053 familje, ndërsa në korrik të këtij viti ky numër ka rënë në 16 mijë e 566, një rënie prej 13.1 për qind.

Komunat me numrin më të madh të përfituesve nga ndihma sociale vazhdojnë të jenë Mitrovica me 1,647 raste, Vushtrria me 1,017 dhe Gjakova me 935.

Por sipas të dhënave të ASK-së ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

 

Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22,0%); skema për pensionet e Trepçës (-19,8%); skema e ndihmës sociale (-13,1%); skema për pensionet familjare (-9,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,5%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,1%); skema për veteranët e luftës (-0,5%).

Ndërsa ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,7); skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%);  skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (6,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,0%).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...