Iseni: 300 avancime dhe 30 punësime të reja për shqiptarët në MPB

Data:

Shpërndaje:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar për një seri avancimesh dhe punësimesh të reja të shqiptarëve në këtë institucion, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt rikthimit të drejtësisë dhe dinjitetit.

“Sot me shumë kënaqësi ndaj me ju një lajm që tregon më së miri se si po kthehet drejtësia dhe dinjiteti për shqiptarët në institucionet shtetërore!”, shkruan Iseni në profilin e tij në facebook.

Sipas tij, bëhet fjalë për 147 avancime me arsim të lartë, 111 avancime me shkollë të mesme dhe 38 punësime të reja, duke theksuar se këta persona “për vite me radhë janë lënë në harresë, nënvlerësuar dhe diskriminuar në MPB”.

“Kjo nuk është thjesht një numër. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit të drejtë. Kjo është fitorja e meritës ndaj padrejtësisë. Kjo është kthesa që kemi pritur, kthesa që po e bëjmë realitet bashkë me qytetarët!”, shton ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...