Një nga pionierët e bitcoin shiti 80 000 BTC për 9 miliardë dollarë

Data:

Shpërndaje:

Një investitor i hershëm i Bitcoin shiti 80 mijë BTC përmes Galaxy Digital, në atë që kompania e aseteve digjitale e përshkroi si një nga transaksionet më të mëdha nominale në historinë e kriptomonedhave, megjithëse detajet e datës dhe çmimit të ekzekutimit nuk u zbuluan.

Njoftimi i shitjes nga Galaxy Digital u shfaq për herë të parë në PR Newswire të premten vonë, i ndjekur nga një njoftim në blogun zyrtar të kompanisë.

Galaxy Digital konfirmuan vërtetësinë e njoftimit për shtyp, por nuk e zbuloi identitetin e klientit, duke thënë se “transaksioni ishte pjesë e strategjisë më të gjerë të planifikimit të pasurisë së investitorit”, raporton KosovaPress.

Njoftimi erdhi në një ditë me paqëndrueshmëri të shtuar për Bitcoin, me çmimin që ra për pak kohë nën 115 mijë dollarë të premten, sipas Cointelegraph.

Të dhënat e Lookonchain tregojnë disa transaksione të mëdha nga Galaxy Digital gjatë ditës, duke arritur në total gati 30 mijë BTC, me shumicën e fondeve të dërguara direkt në bursa.

Këto transaksione ishin të lidhura me një investitor në Bitcoin i cili zhvendosi 80.009 BTC nga një portofol joaktiv në fillim të këtij muaji – monedha që më vonë u transferuan në Galaxy, sipas të dhënave të Lookonchain nga 16-17 korriku.

Jason Williams, një analist dhe autor i Bitcoin Hard Money, vuri në dukje se e gjithë shitja tashmë është “absorbuar plotësisht nga tregu”, duke sugjeruar se çmimet janë gati të rriten ndjeshëm.

“80.000 BTC, me vlerë mbi 9 miliardë dollarë, janë shitur në librat e porosive në tregun e hapur, dhe bitcoin mezi ka lëvizur,” shkroi Joe Consorti, kreu i rritjes në Theya, një kompani infrastrukture kujdestarie për Bitcoin.

Bitcoin është rritur këtë vit, duke arritur së fundmi një rekord të ri historik mbi 123.000 dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...