Përzgjedhja e kultivarëve, specialistët: Zgjidhni ato që u rezistojnë kushteve klimatike

Data:

Shpërndaje:

Fermerët e zonës së Maliqit kanë zgjedhur edhe këtë vit disa prej kultivarëve të patates më cilësorë dhe rezistentë ndaj kushteve klimatike të vështira. Varietetet më të përhapura në këtë zonë janë ato që kombinojnë rendimentin e lartë me qëndrueshmërinë në treg dhe cilësinë për konsum, të cilat përdoren gjerësisht për tregun e brendshëm.

“Fermerët kultivojnë kultivar të hershëm të cilat dalin më herët në treg dhe kërkohen edhe nga ana e konsumatorit”, u shpreh Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Bashkinë Maliq.

Megjithatë, ky sezon ka sjellë sfida të reja për fermerët për shkak të temperaturave të larta dhe periudhave të zgjatura pa reshje. Kushtet e thatësisë favorizojnë shfaqjen e tenjës së patates.

“Duhet bërë kujdes nga mbrojta për sëmundjet e dëmtuesve sidomos nga tenja e patates që është dhe dëmtues problematik”, tha ai.

Me rëndësi është edhe magazinimi i patateve. Patatja është një kulturë që prodhohet masivisht në rang Qarku ku në viti ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton dhe zë një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA./RTSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...