Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar i Kosovës kap shifrën gjysmë miliardëshe në vetëm një muaj

Data:

Shpërndaje:

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga importet, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit qershor 2025, deficiti tregtar ka arritur në 498,3 milionë euro, një rritje prej 17,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky bilanc negativ ndodh përkundër rritjes modeste të eksporteve, të cilat nuk po arrijnë ta mbulojnë as së afërmi vrullin e importit.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave nga Kosova në qershor 2025 kishte vlerën 80,4 milionë euro, ndërkohë që importi arriti në 578,7 milionë euro. Kjo përfaqëson një rritje prej 9,5% për eksportet dhe një rritje shumë më të lartë – 16,0% për importet, krahasuar me qershorin e vitit 2024.

Raporti tregon se eksportet mbulojnë vetëm 13,9% të importeve, një tregues që vazhdon të flasë për një strukturë të brishtë të prodhimit vendor dhe për një pabarazi të thelluar në raportet tregtare.

Sipas të dhënave, eksportet dominohen nga metalet bazë dhe produktet plastike, ndërsa në grupin e importeve kryesojnë produktet minerale, makineritë dhe mjetet e transportit, tregues se ekonomia e vendit vazhdon të jetë e varur nga mallrat e gatshme dhe inputet e jashtme për funksionimin bazik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...