Një problem sigurie në SharePoint ekspozon 10 mijë biznese dhe agjenci në mbarë botën

Data:

Shpërndaje:

Një problem madhor sigurie në softuerin shumë të përdorur Microsoft SharePoint është shfrytëzuar nga hakerët duke shkaktuar kaos mes bizneseve dhe agjencive qeveritare raportuan disa media.

Microsoft tha se ka lështuar një përditësim për të bllokuar sulmet të cilat kanë arritur të thyejnë me sukses disa universitete, kompani energjie, agjenci shtetërore dhe federale dhe firma telekomunikacioni.

Problemi në SharePoint është serioz dhe hakerët mund të aksesojnë të dhënat e sistemit dhe konfigurime të brendshme si dhe të ekzekutojnë kod për të marrë plotësisht nën kontroll këto sisteme.

Problemi i sigurisë ekspozon 10 mijë kompani. Agjencia Amerikane e Sigurisë (CISA) tha se serverët e prokur duhet të shkëputen plotësisht nga interneti derisa përditësimi i plotë të mbërrijë.

FBI është në dijeni të sulmeve dhe po punon me qeverinë dhe sektorin privat për të ulur impaktin e tyre. Ende nuk është e qartë se cila grupe hakerësh fshihen pas sulmeve. /PCWorld Albanian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Qeveria hap mundësinë për blerjen e stazhit: Me 13 vite pune, mund të plotësoni edhe 2 vite për pension

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj stazh për të arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh,...

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për...

Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

  Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit Çdo megavat i ri...