Pensionet do të rriten në mënyrë lineare! Nga 1.000 denarë në shtator dhe edhe 1.000 me pensionin e marsit

Data:

Shpërndaje:

Të gjithë rreth 345.000 pensionistë do të marrin nga 1.000 denarë rritje në shtator dhe plus nga 1.000 denarë në mars – gjithsej 2.000 denarë për gjashtë muaj. Pas shumë dilemave – nëse rritja do të jetë përqindje apo lineare, me të njëjtën shumë për të gjithë, pavarësisht nga lartësia e pensionit, kryeministri mori vendimin. Mickoski, në një intervistë televizive, deklaroi dje se analizat janë në fazën përfundimtare dhe se ligji duhet të miratohet para 8 gushtit, kur pritet të shpallen zgjedhjet lokale.

Po bëjmë analizë që pensionet të rriten linearisht nga 1.000 denarë këtë vjeshtë, në tetor kur të merren pensionet, dhe në prill për pensionin e marsit – pra gjithsej rritje prej 2.000 denarë për të gjithë pensionistët në gjashtë muajt e ardhshëm. Jemi seriozë në këtë analizë dhe shumë shpejt nga sot, sepse kjo duhet të ndodhë para shpalljes së zgjedhjeve – do ta dorëzojmë propozimin ligjor, ose përmes një procedure të shkurtuar ose përmes grupit të deputetëve, sepse kjo është kërkesë e pensionistëve”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Rritjen lineare e kërkuan përmes protestës para Qeverisë ditët e fundit edhe nga Shoqata e Pensionistëve për Jetë me Dinjitet, duke thënë se kjo është kërkesë e mbi 190.000 pensionistëve me pensione të ulëta.

“Ne përfaqësojmë më shumë pensionistë – 245.000 që marrin deri në 24.000 denarë, që është pensioni mesatar në Maqedoni. Nëse llogaritja e pensioneve bëhet mbi bazën e buxhetit dhe rritjes së kostove të jetesës, atëherë ajo shumë – le të themi 1 miliardë nga buxheti – të ndahet sipas kostove të jetesës për të gjithë pensionistët. Nëse i bie 500 denarë – 500, nëse 700 – 700, nëse 1.000 – atëherë 1.000 për të gjithë”, deklaroi Trajçe Stanojkov, Shoqata e pensionistëve për Jetë me Dinjitet.

Nga Bashkimi i Shoqatave të Pensionistëve janë kundër kësaj ideje. Për ta, më i pranueshëm është rregullimi ligjor, ku çdo pensionist merr përqindje të caktuar në bazë të lartësisë së pensionit.

“Paralajmërimi për një tjetër rritje lineare të pensioneve tregon seriozisht nevojën për reforma të thella në sistemin pensional. Të shpresojmë se grupi i punës i formuar për reformat do të përgatisë një kornizë ligjore që do t’i përshtatet si pensionistëve aktualë ashtu edhe atyre të ardhshëm”, tha Stanka Trajkova – Bashkimi i Shoqatave të Pensionistëve.

Se analizat për reformat janë në përfundim, e konfirmoi për TV21 edhe zëvendësministri i Punës, Gjoko Velkovski. Ai thotë se të gjitha të dhënat tregojnë se rritja lineare prej 2 herësh nga 2.500 denarë ka dhënë rezultate të mira. Por drejtimi që do të marrin reformat, do të bëhet i ditur së shpejti.

“Fatkeqësisht, sipas metodologjisë aktuale, raporti mes punëtorëve aktivë dhe pensionistëve është 1 me 1.5 – që do të thotë një punonjës për çdo 1.5 pensionistë. Kjo është një çështje serioze për qëndrueshmërinë e sistemit, dhe për këtë po punojmë intensivisht me masa të ndryshme si Qeveri”, pohoi Gjoko Velkovski – zëvendësministër i Punës.

Në maj të këtij viti në vend kishte 344.796 pensionistë. Pensioni mesatar ishte rreth 26.000 denarë, por shumica marrin më pak se kjo shumë. Rreth 3.200 pensionistë marrin pension mbi 1.000 euro, ndërsa 18 persona marrin pensionin më të lartë – 88.000 denarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...