Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë – rindërtim, zgjerim dhe ndërtim i spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë!

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Shëndetësisë po punon intensivisht në forcimin e ndjeshëm të shëndetësisë publike përmes rindërtimit sistematik, zgjerimit dhe ndërtimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin.
1. Në Shtip, planifikohet vazhdimi i plotë i ndërtimit të Spitalit Klinik, pasi Ministria e ka ndërprerë kontratën e mëparshme për shkak të mosrealizimit të obligimeve nga ana e kontraktorit. Projekti i ri do të përfshijë ndërtimin dhe pajisjen e objektit spitalor, Fakultetit të Mjekësisë, konviktit studentor, infrastrukturën e plotë dhe parkimin, me një investim total prej 147.65 milionë euro.
2. Në Tetovë, është paraparë ndërtimi i dy pavijoneve të reja për shërbime të specializuara si onkologji, infektologji, dermatologji, psikiatri dhe gjinekologji, si dhe rinovimi i blloqeve ekzistuese kirurgjikale dhe internistike dhe rregullimi i plotë infrastrukturor dhe hapësinor, me një vlerë totale prej 40 milionë euro.
3. Në Kërçovë, pas një vlerësimi teknik dhe funksional të detajuar, do të ndërtohet një spital i ri i përgjithshëm në një lokacion të ri, i cili do të shërbejë si qendër shëndetësore rajonale për zonën më të gjerë. Objekti i ri do të jetë bashkëkohor, efikas në aspektin energjetik dhe tërësisht i pajisur, me një vlerë prej 18 milionë euro.
Përveç ndërhyrjeve ndërtimore, projektet përfshijnë edhe blerjen e pajisjeve më moderne mjekësore dhe jo-mjekësore.
Vlera totale e investimit arrin mbi 205 milionë euro.
Këto projekte janë pjesë e vizionit për një shëndetësi moderne, të qasshme dhe funksionale, ku çdo pacient do të marrë shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë, ndërsa personeli mjekësor do të punojë në një ambient të sigurt dhe bashkëkohor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...