Mickoski: Pres një vit të suksesshëm për vreshtarët – këtë vit çmimi blerës i Smederevkës dhe Vranecit do të arrijë rekord të ri

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Muzeun e rinovuar mbi Ujë në Gjirin e Kockave në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, dha qëndrimin e tij lidhur me çmimet blerëse të rrushit dhe situatën në sektorin e vreshtarisë.

“Vitin e kaluar, kur e formuam Qeverinë, ministri i bujqësisë së bashku me blerësit dhe prodhuesit zhvilluan një sërë takimesh dhe u arrit çmimi më i lartë për Vranecin dhe Smederevkën edhe pse kishte një prodhim të kufizuar. Vitin e kaluar, mendoj se ishin rreth 75 milionë kilogramë. Kjo ndodhi ashtu sepse nuk kishte mjaftueshëm ujë, sistemet e ujitjes nuk ishin të mirëmbajtura dhe u përballëm me paga të papaguara për punonjësit në Ndërmarrjen Publike për Ekonominë e Ujërave. Këtë vit, sipas informacioneve me të cilat disponoj, situata është shumë më ndryshe. Prodhimi duhet të arrijë, jo deri te ato rekordet prej 150 deri në 200 milionë kilogramë, por duhet të shkojë diku te 100 deri në 110 milionë kilogramë dhe sipas të dhënave që kam, çmimi do të jetë pak më i lartë se ai i vitit të kaluar për blerjen e Vranecit dhe Smederevkës. Përsëri do të thyhet një rekord i ri, prandaj pres një sezon të suksesshëm për vreshtarët”, theksoi kryeministri Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...