Nvidia shkruan historinë – kompania e parë që arrin vlerën rekord prej 4 trilionë dollarësh

Data:

Shpërndaje:

Nvidia është bërë kompania e parë në histori që ka arritur një kapitalizim tregu prej 4 trilionë dollarësh.

Ky është një moment historik që e forcon më tej rolin e saj si lidere globale në teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe prodhimin e çipeve.

Aksionet e kompanisë në bursën Nasdaq u rritën me 2.8 për qind, të nxitura nga entuziazmi i pandërprerë për teknologjitë e AI-së, ku kërkesa për çipat e fuqishëm të Nvidia-s vazhdon të rritet ndjeshëm.

Investitorët dhe analistët shohin Nvidia-n si motorin kryesor pas përparimeve të mëdha në inteligjencën artificiale, që nga modelet gjuhësore si ChatGPT, e deri te zhvillimi i robotëve të avancuar dhe qendrave të të dhënave.

Ky arritje e vendos Nvidia-n në një nivel të ri historik krahas gjigantëve si Apple dhe Microsoft, duke dëshmuar se ndikimi i saj në të ardhmen e teknologjisë është i jashtëzakonshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...