Rritja e pensioneve, mbetet e pasigurt nëse do të ketë rritje lineare

Data:

Shpërndaje:

Ende nuk është vendosur nëse në muajin shtator pensionet do të harmonizohen sipas Ligjit ekzistues apo do të ketë rritje të re lineare. Kjo do të thotë se për të ndodhur rritje lineare, Kuvendi duhet të ndërhyjë me ndryshime ligjore.

“Në këtë moment ashtu është vendosur. Derisa nuk ka ndonjë ndryshim – nëse do të jetë lineare apo përqindje – mbetet përqindja. Deri tani nuk kam ndonjë njoftim nga Ministria për Politika Sociale, Demografi dhe të Rinj se do të ketë ndonjë ndryshim. Thelbësore është që ne, si Ministri e Financave, të sigurojmë mjetet që do të mundësojnë rritjen”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Nëse zbatohet zgjidhja ligjore aktuale, të gjithë pensionistët do të kenë rritje të pensionit në përqindje. Sipas metodologjisë aktuale, harmonizimi do të ishte 6.9%.

METODOLOGJIA PËR HARMONIZIMIN E PENSIONEVE
“Harmonizimi i pensionit bëhet sipas lëvizjes së indeksit të çmimeve të jetesës në masë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në RMV në masë prej 50%. Pensioni harmonizohet më 1 mars dhe më 1 shtator çdo vit, sipas përqindjes që rezulton nga shuma e rritjes së indeksit të çmimeve të jetesës në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe përqindjes së rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në RMV në atë periudhë krahasuar me gjashtëmujorin pararendës, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.”

Kjo do të thotë se pensionet më të ulëta do të përfitojnë më pak, ndërsa ato më të lartat më shumë – në vlerë absolute. Dimitrieska-Koçoska gjithashtu sqaroi se miliarda shtesë të ndara për Fondin Pensional Invalidor me ribalancin janë për shkak të mosrealizimit të disa të ardhurave në periudhën e kaluar.

“Bëhet fjalë për mosrealizimin e të ardhurave të planifikuara në kuadër të Fondit Pensional dhe për nevojën që të ridrejtohen mjete nga buxheti në drejtim të tyre”, potencoi Gordana Dimitrieska Koçoska – ministre e Financave. (Tv21)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...