Maqedonia e Veriut e dyta nga fundi, me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Data:

Shpërndaje:

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) në raportin vjetor “Indeksi për të Drejtat Globale” ka renditur Maqedoninë në vendin e katërt në botë për shkelje sistematike të të drejtave të punëtorëve, duke e pozicionuar në vendin e parafundit në këtë rangim negativ.

Raporti thekson se ndër kushtet më të këqija për punëtorët që nga fillimi i matjes së indeksit janë edhe praktikat e formimit të Sindikatave të Verdha nga ana e punëdhënësve, dhe Maqedonia përmendet si një shembull i qartë negativ në këtë drejtim.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) paralajmëron vazhdimisht për rreziqet e krijimit të sindikatave të tilla, të cilat me urdhër politik detyrojnë punëtorët t’u bashkohen, duke minuar Marrëveshjet Kolektive dhe duke ulur ndjeshëm të drejtat e tyre. Sindikatat e Verdha, në vend që të mbrojnë punëtorët, shërbejnë interesave të shefave dhe nuk kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës apo rritjen e pagave.

Shembulli i fundit është edhe ulja artificiale e pragut për përcaktimin e përfaqësueshmërisë nga 10% në 5%, që i hap rrugë përforcimit të ndikimit të sindikatave të verdha.

LSM, si anëtare e plotfuqishme e ITUC, konfirmon angazhimin e saj të palëkundur për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni, duke bërë thirrje për vetëdijesim dhe unitet në luftën kundër këtyre praktikave shkatërruese. Flaka Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Qeveria hap mundësinë për blerjen e stazhit: Me 13 vite pune, mund të plotësoni edhe 2 vite për pension

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj stazh për të arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh,...

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për...

Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

  Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit Çdo megavat i ri...