“E gjeta me rrëmujë, e ktheva në Ministri për qytetarët” – Durmishi tregon të pathënat pas marrjes së detyrës

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një paraqitje për podkastin NATKAST, ka folur hapur për sfidat, mangësitë e trashëguara dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar në drejtimin e tij si ministër. Ai tha se megjithëse viti ishte sfidues, ishte njëkohësisht edhe produktiv.
“Që kur u emërova në krye të kësaj Ministrie, atë e gjeta me mangësi sistamatike. Me programe të parealizuara. Por tani mund të flasim se kemi vendosur themele të kësaj ministrie duke vendosur në fokus qytetarët, rritjen dhe zhvillimin, të mbështeten punëtorët si dhe punëdhënësit.

Këtu e kemi edhe projektin krucial Planin Operativ i cili është në rrjedhë. Miratuam masa në kohën kur kishim rritje të cmimeve të produketeve ushqimore, masa të cilat dhan rezultat. Ja përfundoi një vit, po bëhemi gati për vitin tjetër për të realizuar ato programe dhe ato masa”, tha Durmishi.
Duke iu referuar ndërhyrjeve për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza e çmimeve, ai theksoi se Ministria ndërmori masa konkrete që dhanë efekt të menjëhershëm.
“Gjatë këtij viti kemi ndërmarrë një sërë masash për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Kemi sjellë masa me të cilat i kufizuam çmimet e produkteve ushqimore bazë. Ky është një segment kyç në punën e ministrisë sonë,” theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...