Mickoski: E ulëm borxhin shtetëror dhe kemi shlyer euroobligacionin prej gjysmë miliardë eurosh të qeverisë së mëparshme

Data:

Shpërndaje:

“Maqedonia nuk është futur në borxh, përkundrazi, nëse i shikoni të dhënat, borxhi është ulur”, tha kryeministri Mickoski në intervistën për emisionin “Objektiv” në Televizionin Maqedonas, duke komentuar akuzat se me marrëveshjen e fundit me Mbretërinë e Bashkuar është rritur borxhi i shtetit.

“Teorikisht, nëse nesër fillojmë të ndërtojmë, fatura e parë do të arrijë në vitin 2027. Sa më shpejt të ndërtojmë, sa efikas do të ndërtojmë, aq më shumë do të rritet bruto prodhimi ynë i brendshëm, sepse në ndërtimtari paratë qarkullojnë të paktën 3 herë. Rritet ndërtimtaria, rritet prodhimi industrial, rriten shërbimet etj. Ashtu si do të rritet PBV-ja jonë nominale, ashtu do të vijnë afatet për detyrimet dhe do të tërhiqen mjetet. Pra, ne nuk do t’i tërheqim paraprakisht që të qëndrojnë në llogari dhe kështu papritur të rrisim borxhin e shtetit pa e rritur PBV-në nominal” – theksoi Mickoski.

Kryeministri siguroi se në fund të vitit do të ketë ulje të borxhit dhe kujtoi se gjatë vitit të kaluar janë shlyer edhe borxhe të bëra në të kaluarën.

Shteti ka shlyer borxhet me disa përqind krahasuar me gjendjen të cilën e kemi hasur. E kemi shlyer euroobligacionin prej gjysmë miliardë eurosh që e kishte marrë LSDM-ja në vitin 2018. Gjithçka është bërë në mënyrë transparente. Ja, Ministria e Transportit ka pranuar kërkesë nga ndërmarrja publike e Hekurudhave Maqedonase, Transport dhe Infrastrukturë për të siguruar mjete për këtë projekt, ata iu drejtuan Ministrisë së Financave, e cila mori autorizim nga Qeveria, këto janë kushtet, ato iu ofruan rreth 20 institucioneve financiare dhe bankave, kushdo që ofron kushtet më të mira – ato do t’i shfrytëzojmë. Po cilat janë kushtet, sepse thonë se do t’i kthejmë paratë 1.5 herë më shumë? Nëse ndjekim një matematikë të thjeshtë dhe nëse përdorim rejtingun tonë kreditor BB–stabil, ndoshta do të kthenim 75% përmes interesave. Por çfarë bën Mbretëria e Bashkuar? Na thotë ne do të garantojmë për ju me rejtingun tonë kreditor, ndërsa ju do t’i shfrytëzoni mjetet përmes UK Export Finance, e rejtingu i tyre është AAA, që do të thotë se në tregun ndërkombëtar të parasë kushtet e tyre janë të paktën 2 deri në 3 herë më të favorshme se tonat” – përfundoi kryeministri Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...