Perinski në Gazi Babë: Zhvillimi i komunave dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve është prioriteti ynë

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Zllatko Perinski, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës Gazi Babë, z. Boban Stefkovski, realizuan sot një inspektim të punimeve për ndërtimin e rrjetit modern të kanalizimit fekal me teknologji vakum në zonën e Jurumlerit, që përfshin dy faza me gjatësi totale mbi 4 kilometra.

Ky investim strategjik, me vlerë rreth 3.5 milionë euro, është pjesë e një plani të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe garantimin e kushteve të përshtatshme për një standard të lartë jetese për banorët e komunës. Përveç rrjetit të kanalizimit, projekti parashikon ndërtimin e 189 lidhjeve individuale për amvisëritë, si dhe vendosjen e një stacioni për pastrimin e ujërave të zeza, element kyç për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Kryetari Stefkovski theksoi rëndësinë kyçe të këtij projekti për zhvillimin lokal, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet qendrore dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë.

“Ky projekt përfaqëson një kthesë historike për Jurumlerin dhe të gjithë komunën tonë. Investimet e këtij niveli do të transformojnë infrastrukturën dhe do të sigurojnë kushte më të mira jetese për qytetarët,” deklaroi z. Stefkovski.

Nga ana e tij, ministri Perinski nënvizoi përkushtimin e qeverisë për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe për rritjen e standardit të jetesës në të gjitha komunat e vendit.

“Qeveria po investon në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme në infrastrukturën lokale, duke synuar uljen e dispariteteve dhe avancimin e zhvillimit ekonomik dhe social në të gjitha rajonet e Maqedonisë. Ky projekt është dëshmi e qartë e këtij angazhimi,” theksoi ministri Perinski.

Faza e dytë e projektit është në proces përgatitor dhe pritet të realizohet me mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe bashkëfinancim nga buxheti komunal, duke siguruar mbulimin total të rrjetit të kanalizimit në Jurumleri.

Me këto iniciativa, Komuna Gazi Babë afirmohet si një model i zhvillimit modern dhe përparimit social, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...