Nga shtatori qeveria pritet të ndajë nga 250 euro për çdo student, për blerjen e pajisjeve elektronike

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se Qeveria planifikon të sigurojë mbështetje financiare prej 250 eurosh për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Mjetet tashmë janë siguruar në buxhetin e shtetit, ndërsa procedurat për zbatim janë në vazhdim.

“250 euro për pajisje elektronike. Këto para janë parashikuar në buxhet. Procedura në kuadër të Qeverisë, gjegjësisht Sekretariatit të Përgjithshëm, ka filluar. Kriteret përcaktohen dhe është normale që po presim të fillojë viti i ri akademik sepse një nga kriteret është që studentët të kenë semestër të regjistruar. Dhe i presim që këta studentë të vitit të parë që tani kur të regjistrohen për të verifikuar semestrin të mund të fitojnë ato 250 euro ndihmë nga shteti për blerjen e pajisjeve elektronike”, deklaroi sot Mickoski.
Ai tha se është i sigurt se kjo do të ndodhë që në shtator.

“Pra, mendoj se shifra përfundimtare në universitetet private dhe shtetërore është diku rreth 55 mijë student që me semestër të verifikuar, do të mund t’i shfrytëzojnë këto 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike nga shtatori”, shtoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dauti Komerc, fitues i vendit të parë në Top 100 në nivel nacional

Hamim Dauti, drejtor ekzekutiv i kompanisë Dauti Komerc, në një prononcim për Ora24.tv u shpreh se ky sukses është rezultat...

Mendi Qyra: “Afaristët janë motori i zhvillimit të vendit”

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë  në ngjarjen më të madhe ekonomike në vend,...

Nita’s Face Care shpallet “Biznesi më i Suksesshëm i udhëhequr nga një grua” – një triumf inspirues nga OEMVP

Nita’s Face Care ka shkëlqyer sërish në skenën e biznesit, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Biznesi i...

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor prej 3,8% për vitin e ardhshëm është disi e tepruar, kryetari i Këshillit...