Durmishi: Janë shpallur dy thirrje publike për masa vetëpunësimi, për të rinjtë deri në 29 vjeç grante për hapjen e biznesit deri në 10.000 euro, dhe për të papunët mbi 29 vjeç grant deri në 7.000 euro

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 9 qershor 2025 – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selajdin Beluli, shpallën sot zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për Masën 1.1 dhe Masën 1.2, të cilat janë pjesë e Planit Operativ për Punësim për vitin 2025.

 

Këto masa kanë për qëllim mbështetjen e vetëpunësimit për qytetarët e papunë të regjistruar në Agjencinë për Punësim, duke synuar fuqizimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për punësim nëpërmjet zhvillimit të bizneseve të vogla dhe ndërmarrësisë individuale.

Për më shumë informacione rreth kritereve, afateve dhe mënyrës së aplikimit, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Agjencisë për Punësim apo të zyrat rajonale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...