Nisin fluturimet nga Aeroporti i Shkupit për në Ankara, Çukurova dhe Dijarbakër

Data:

Shpërndaje:

Nga dita e djeshme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë nisur fluturimet edhe për tre qytete të tjera në Turqi.

Kompania ajrore AJet fundjavën e kaluar filloi të fluturojë për në Ankara, Çukurova dhe Dijarbakër, tre destinacione të reja për pushim, njoftoi operatori i aeroportit TAV Makedonia.

Fluturimet sezonale nga Shkupi për në Ankara dhe Dijarbakët do të realizohen një herë në javë, fluturimet e Ajet për në Aeroportin e Çukurovës dy herë në javë, ndërsa deri te tre destincionet do të operohen nga 1 qershori deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Me tre destinacionet e reja, kompania ajrore AJet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë gjithsej 4 destinacione, duke përfshirë edhe linjën tashmë ekzistuese deri në Stamboll, në aeroportin Sabiha Gokçen.

Në sezonin aktual veror 2025, gjithsej katër linja ajrore fluturojnë midis Turqisë dhe Maqedonisë, në gjithsej 6 qytete dhe 7 aeroporte në Turqi. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit, Turkish Airlines fluturon për në Stamboll (Aeroporti IGA); Pegasus Airlines fluturon nga Aeroporti i Shkupit për në Stamboll (Aeroporti Sabiha Gokçe), Izmir dhe Antalia, AJet gjithashtu fluturon nga Shkupi për në Stamboll (Aeroporti Sabiha Gokçe), ndërsa Sun Express fluturon nga Shkupi për në Antalia dhe Izmir.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...