OEMVP kërkon përjashtimin e sektorit të ndërtimtarisë nga ndalesa për punë të dielave

Data:

Shpërndaje:

OEMVP ka dorëzuar një kërkesë zyrtare më 23 maj 2025 drejtuar Qeverisë dhe institucioneve përkatëse, duke kërkuar që sektori i ndërtimtarisë të përjashtohet nga ndalesa për punë të dielave.

Në kërkesën e dërguar, OEMVP thekson se puna në ndërtimtari është thellësisht e varur nga kushtet klimatike, dhe për pasojë, mund të realizohet në mënyrë të plotë vetëm gjatë një periudhe të kufizuar të vitit. Dita e diel, sipas Grupacionit të Ndërtimtarisë, përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rritur efikasitetin dhe për të përmbushur afatet kohore të projekteve ndërtimore.

Me natyrën specifike të këtij sektori dhe rëndësinë e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, konsiderojmë se përjashtimi nga ndalesa për punë të dielave është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”, thuhet në shkresën e OEMVP.

Oda Ekonomike nënvizon se një qasje fleksibile ndaj sektorëve me karakteristika të veçanta është kyçe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të ruajtur ritmin e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe të ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...