Misajllovski: Me mbështetjen e BE-së, forcohet Armata e Maqedonisë me pajisje prej 40 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Mbështetja nga BE-ja, por edhe nga aleatët tanë, është për shkak të përkushtimit tonë të sinqertë, gatishmërisë dhe profesionalizmit për t’iu përgjigjur ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. BE njohu angazhimin tonë të sinqertë për forcimin e sigurisë, duke përfshirë kontributin në operacionet paqeruajtëse dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës për të forcuar Armatën Maqedonase me pajisje prej 40 milion eurosh”, njoftoi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Kaja Kallas vizituan selinë e Forcave të Dedikuara Mjekësore të Ballkanit (Balkan Medical Task Force).

Misajlлovski falënderoi Kallasin për mbështetjen e Bashkimit në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për pajisje për nevojat e inxhinierisë, Qendrës Mjekësore Ushtarake, grupit të batalionit të këmbësorisë së lehtë, logjistikës, teknologjive që lidhen me inteligjencën, mbikëqyrjen, zbulimin, luftën elektronike, sistemet e komunikimit dhe informatikës, sistemet e komandimit dhe kontrollit, pajisjet mbrojtëse. Kjo ndihmë mbulon edhe trajnimin e stafit, aty ku është e nevojshme, sqaroi Misajlovski, duke shtuar se ardhja e kësaj pajisje po bëhet sipas dinamikës së planifikuar.

Sipas tij, mbështetja që marrim si dhe nënshkrimi i partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në është një tregues i qartë se Bashkimi vlerëson partneritetin dhe harmonizimin e vendit tonë me politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së.

“Sot jemi këtu në selinë e Forcave të Dedikuara Mjekësore të Ballkanit, një organizatë ndërkombëtare që përfshin gjithashtu forca mjekësore rajonale të afta për  t’iu përgjigjur shpejt një game të gjerë situatash. Kjo organizatë jep kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxit marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ky kapacitet rajonal u njoh si mjet strategjik rajonal dhe ishte mbi atë bazë që BE vendosi të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e forcave ushtarake mjekësore të të gjitha vendeve anëtare duke blerë pajisje të reja moderne me vlerë gjashtë milionë euro, nga të cilat dy milionë euro u caktuan për vendin tonë”, nënvizoi Misajllovski.

Si vend që shihet në familjen e madhe evropiane dhe shtetin anëtar të NATO-s, siç tha ai, bashkëpunimi në mbrojtje është prioritet.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas tha pas vizitës në selinë e Forcave të Dedikuara Mjekësore të Ballkanit (Balkan Medical Task Force) se ishte një shembull i fortë i bashkëpunimit rajonal që po jepte rezultate.

BE e mbështet këtë iniciativë, si politikisht ashtu edhe financiarisht, sepse pasqyron saktësisht atë që ne përfaqësojmë në Ballkanin Perëndimor, besimin, partneritetin dhe arritjen e rezultateve të prekshme për njerëzit. Kjo iniciativë është edhe më e rëndësishme sepse ka të bëjë me shpëtimin e jetëve. Ne gjithashtu mbështesim Maqedoninë e Veriut përmes ndihmës ushtarake dypalëshe”, theksoi Kallas.

Ajo informon se BE-ja ka ndarë 38 milionë euro për Armatën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë këstin e fundit prej 15 milionë eurosh, të aprovuar në prill.

“Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke kontribuar në operacionet e BE-së, veçanërisht në Misionin e Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Altea në Bosnjë e Hercegovinë, dhe ne e vlerësojmë shumë”, theksoi Kallas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...