ESHS: Paga mesatare gjatë muajit mars, 44.763 denarë

Data:

Shpërndaje:

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2025, ishte 44.763 denarë, që është 10.5% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas ESH-së, kjo rritje i atribuohet kryesisht rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuarit në këto sektorë: Arsimi me 15.8%, Miniera dhe nxjerrje guri me 14.1%, Shërbime administrative dhe ndihmëse me 12.5%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Miniera dhe nxjerrje guri me 12.3%, Art, argëtim dhe rekreacion me 6.8%, Industria përpunuese me 6.4%.

Nga ESHS thonë se paga mesatare mujore bruto e paguar për një të punësuar në mars 2025 ka arritur në 67.240 denarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...