Durmishi: Rajoni ka nevojë për ekonomi të ndërlidhur dhe politika të parashikueshme

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të Sarajevo Business Forum 2025, ku ndau vizionin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore.

Në këtë forum ndërkombëtar të nivelit të lartë, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate.

“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe rritja e besimit të investitorëve janë prioritete që kërkojnë përkushtim, stabilitet dhe veprim konkret. Këtë po e ndërtojmë çdo ditë përmes politikave të qëndrueshme dhe bashkëpunimit rajonal”, tha ministri.

Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi ekonomik me rajonin dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...