Frenohen depozitat bankare në euro, bien me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit

Data:

Shpërndaje:

TIRANË– Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në Euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie për dy muaj radhazi në shkurt dhe mars.

Aktualisht, depozitat në Euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar. Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore.

Rënia e depozitave në Euro gjatë tremujorit të parë të vitit, megjithatë, ka ardhur vetëm nga një segment i klientëve, ai i bizneseve. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ndërkohë, depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë.

Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në Euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.

Por, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi dhe përputhet edhe me reduktimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë tremujorit të parë të vitit.

Megjithatë, frenimi i rritjes së depozitave në Euro për momentin nuk ka sjellë lëvizje të mëdha në kursin e këmbimit. Gjatë tremujorit të parë të vitit, Euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024.

Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja në tremujorin e parë të vitit është mbështetur kryesisht nga depozitat në monedhën vendase./ Monitor

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës...

Ari kalon 5,000$ për ons, shënon rekord të ri historik

Sot, çmimet e arit u rritën në më shumë se 5 000 dollarë (4,215 euro) për ons, duke...

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe...

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...