Qytetarët: Çmime të larta, pas përfundimit të masës së marzhës

Data:

Shpërndaje:

Çmimet janë në “tavan” ”, “gjithçka është më e shtrenjtë”, “qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit”, “është e vështirë për klasën punëtore të mbijetojë”, thonë qytetarët për Alsat, kur pyeten nëse çmimet e produkteve janë rritur pas përfundimit të masës qeveritare për të kufizuar marzhën e brutofitimit.

“Për shembull, isha në mishtore, tani të mos tregoj se çfarë kam blerë, i them se kaq ishte, më thotë se tani i kanë rritur çmimet. Sa është rritur? Për shembull, bleva kaçkavall ajdamer, nuk e di, ishte rreth 300 e diçka, dhe tani është 400 e diçka, nuk është rritje e vogël”, tha një qytetar.

“Jo, jo, ato janë minimale, ato gjëra janë minimale. Nuk mund të kesh diferencë se sa përqind ndikojnë në çmim të madh, nuk ndikon, minimalisht minimalisht”, u shpreh një qytetar.

“Vitin e kaluar, le të themi, për 100 denarë bleva tre kilogram molla, tani blej 180 – 3 kilogram, tani do e shihni dallimin”, deklaroi një qytetar.

Nga Lidhja e Sindikatave thonë se autoritetet nuk duhet të bien pre e kërcënimeve të tregtarëve se nëse i ulin çmimet, do të detyrohen t’i mbyllin dyqanet. Pa kontroll shtetëror, të gjithë këtu e diktojnë çmimin sipas dëshirës.

“Këtu shihet se si mungon kontrolli, secili e dikton vetë çmimin dhe secili e varfëron qytetarin. Megjithatë, do ta them sërish, mund të keni tregtarë të pangopur, por nëse keni aparat shtetëror të mirë që e rregullon këtë, do t’i kthejë gjërat në normalitet dhe të mos biem pre e kërcënimeve të tilla si nëse shes diçka me atë çmim, duhet ta mbyll. Unë nuk shoh askënd që është mbyllur, përkundrazi, po shoh që po hyjnë zinxhirë të ri marketesh në treg dhe ata konkurrojnë mes tyre se kush do të jetë më i shtrenjtë, jo më i lirë. Të mos bëjmë reklamë se cili është marketi më i lirë e cili më i shtrenjtë, por diçka që dikur ishte e lirë për qytetarët, tashmë edhe ata markete janë bërë të shtrenjta. Ose të kufizohen çmimet, ose të rriten çmimet dhe pagat që të mund të mbijetojmë”, tha Ivan Peshevski – LSM.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se shpenzimet për jetesë në prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2.6%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 2.7%. Te ushqimi dhe pijet joalkoolike ka rritje prej 1.47%, te sigurimi shëndetësor 4.03%, te restorantet dhe hotelet 11.38%, ndërsa te rekreacioni dhe kultura 6.84%. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...