Pas përfundimit të masës për uljen e çmimeve, inspektorati ka shtuar kontrolle në treg

Data:

Shpërndaje:

Pas përfundimit të masës qeveritare për uljen e çmimeve, institucionet kompetente kanë filluar me kontrolle në treg. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për Alsat thonë se janë në terren dhe po verifikojnë nëse tregtarët, furnitorët dhe importuesit i respektojnë rregulloret dhe nëse ka rritje të marzhave, ndërsa në rast të ndonjë parregullsie, do të ndërmerren masa përkatëse.

“Gjatë këtij muaji do të kryejmë kontrolle te importuesit, distributorët dhe marketet, me qëllim që të shohim nëse do të ketë rritje të marzhave të fitimit bruto. Më pas, ky raport do t’i dorëzohet Qeverisë dhe sipas vlerësimeve të tyre do të përcaktohet nëse do të ndërmerren masa shtesë për uljen e çmimeve të produkteve”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Nga Qeveria thonë se sipas të dhënave të tyre, deri tani nuk ka pasur rritje drastike të çmimeve, por nëse ka, do të ndërmerren masa më rigoroze.

“Nëse çmimet rriten, dhe nëse është e nevojshme, gjatë periudhës së ardhshme do të ndërmerren masa, të cilat do të jenë më rigoroze se ato ekzistuese. Kjo do të thotë se mund të zgjerohet lista e produkteve të cilave do t’u kufizohet çmimi, mund të vendoset kufizim mbi marzhin e të gjitha produkteve në tregje, ose mund të rritet vlera e kufizimit ekzistues të marzhit”, njoftojnë nga Qeveria.

Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës bruto të fitimit për 102 grupe produktesh përfundoi më 30 prill. Sipas qytetarëve, kjo masë nuk ka pasur asnjë efekt në kursimin e parave dhe çmimet e produkteve nuk janë ulur, ndërsa sipas autoriteteve, masa ka dhënë rezultate dhe çmimet e produkteve janë ulur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...