VLEN: Fillon ndërtimi i autostradës së re Tetovë-Gostivar, investim strategjik në shërbim të qytetarëve

Data:

Shpërndaje:

Sot, me krenari dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve njoftojmë për nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar, një projekt kapital dhe strategjik për rajonin dhe të gjithë vendin. Kjo autostradë me gjatësi prej afërsisht 25 kilometrash përfaqëson një investim prej mbi 90 milionë eurosh dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme për infrastrukturën e vendit.

Qytetarët do të përfitojnë udhëtim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas mes Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa bizneset do të kenë një qasje më të lehtë në realizimin e veprimtarisë së tyre.

Si VLEN veçmë kemi kaluar në veprim në këtë drejtim pasi jemi duke realizuar projekte infrastrukturore me ndikim afatgjatë. Autostrada Tetovë–Gostivar është vetëm një nga projektet strategjike që Qeveria VLEN po realizon. Krahas saj, jemi të përkushtuar në zbatimin dhe përkrahjen e projekteve madhore, si Korridori 8. Korridor që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e autostradave, hekurudhave dhe pikave kufitare, dhe paraqet një arterie strategjike për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të rajonit. Ne si VLEN mbështesim fuqimisht përshpejtimin e punimeve dhe zbatimin transparent të këtij projekti jetik.

VLEN qëndron pranë qytetarëve, me punë konkrete dhe vizion të qartë. Si subjekt politik serioz dhe të përkushtuar mbetemi zëri i qytetarëve në qeverisje. Ne nuk premtojmë fjalë boshe, ne veprojmë drejt realizimit të zotimeve tona.

Projektet infrastrukturore që po i realizojmë janë dëshmi se zhvillimi është i mundur kur në qeveri janë njerëz që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim.

Kalojmë në veprim. VLEN për qytetarët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...