МEXHITI: NË KAVADAR INVESTOJMË MBI NJË MILION EURO NË PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS UJORE

Data:

Shpërndaje:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot e vizitoi komunën e Kavadarit si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vëzhgoi realizimin e disa projekteve nga fusha të ndryshme që realizohen me ndihmë shtetërore.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njoftoi se në Kavadar, së bashku me komunën, Qeveria, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, po financon tre projekte në fushën e përmirësimit të infrastrukturës ujore me një vlerë totale prej 1 milion e 300 mijë eurosh, nga të cilat rreth 1 milion euro janë fonde të pakthyeshme granti, ndihmë shtetërore, ndërsa 300 mijë euro janë kontribut vetanak i komunës. Këto fonde sigurohen përmes një linje kreditore nga Banka Evropiane e Investimeve e destinuar për të gjitha komunat në vend.

“Në fshatin Moklisht, ndërtojmë një rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh me gjatësi prej 6.4 kilometrash dhe një rezervuar me kapacitet prej 150 metrash kub. Në vetë qytetin e Kavadarit, e ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në bllokun 5.9, rruga Veljko Vllahoviq, i cili do t’i sigurojë këtij vendbanimi të sapo ndërtuar lidhjen e ndërtesave të banimit me rrjetin ekzistues të ujësjellësit dhe kanalizimit për 400 familje dhe furnizojmë ujëmatës me lexim në distancë për zëvendësimin ose instalimin e instrumenteve të reja matëse për mbi 2,000 familje”, thekësoi Mexhiti.

Sipas tij, me këto projekte, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor investojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së banorëve të Kavadarit dhe në zhvillimin socio-ekonomik të komunës. Nga ana tjetër, shteti po e ndihmon komunën edhe me zbatimin e teknologjisë së re bashkëkohore për leximin e saktë të konsumit të ujit, gjë që do të zvogëlojë humbjet e ujit në territorin e Komunës dhe do të mundësojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe ekonomik të burimeve ujore, duke mbrojtur kështu mjedisin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...