MEPSO shpall tenderin e ri ndërkombëtar për ndërtimin e konektorit 400 kilo/volt me Shqipërinë

Data:

Shpërndaje:

MEPSO ka shpallur tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e inter-konektorit 400 kilo/volt midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Projekti konsiderohet i rëndësishëm në aspektin strategjik dhe paraqet hap themelor drejt përfundimit të korridorit rajonal të energjisë Lindje-Perëndim, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë nëpërmjet kabllos nëndetësore. Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, tha se ky është projekti më i madh i infrastrukturës energjetike midis vendit tonë dhe Shqipërisë.

Latifi thotë se ata gjetën projekt të lënë pas dore, kështu që e ndërprenë kontratën me kontraktorin e mëparshëm, kryen analizë të plotë të të gjithë dokumentacionit teknik dhe të projektit dhe krijuan model të ri.

Me vendosjen e këtij interkonektori, MEPSO thotë se minimizohet rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike, mundësohet prodhimi i energjisë së rinovueshme dhe do të kontribuojë në çmime të qëndrueshme, të përballueshme dhe konkurruese të energjisë elektrike. Latifi shtoi se është optimist se projekti do të përfundojë deri në fund të vitit 2027. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bitcoin ra në nivelin më të ulët në katër muaj, ja çfarë po ndodh

Bitcoin ra në nivelin më të ulët që nga shkurti të mërkurën, ndërsa klasat e tjera të aseteve...

Aliu: Mbi 1.250 punësime në shëndetësi, infermierët janë shtylla e sistemit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e shënimit të Javës Kombëtare dhe Evropiane të infermierëve dhe mamive,...

Filipçe: Qeveria pa masa konkrete për krizën ekonomike, akuzon Kryeministrin për mungesë reagimi

Shkup, 16 mars, Zhurnal.mk – Lideri i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër Qeverinë lidhur...

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e punësimeve në mënyrë joformale

Në Maqedoninë e Veriut në grupin e të papunëve dominojnë burrat, ashtu që 61.4 përqind e numrit të...