Mexhiti: Punët nuk ndalen – Rruga 10 në Haraçinë po transformohet!

Data:

Shpërndaje:

Zv/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izeti Mexhiti, ka shpërndarë lajmin e mirë nga terreni: ndërtimi i trotuarit dhe kanalit atmosferik në rrugën 10 në Haraçinë po ecën me hapa të shpejtë.

“Po ndërtojmë për të ardhmen! Investojmë në infrastrukturë moderne për qytetarët tanë, me trotuare të sigurta dhe sistem të avancuar të kanalit atmosferik,” theksoi Mexhiti në një postim në Facebook.

Ky projekt i rëndësishëm është dëshmi e qartë e përkushtimit të qeverisë për ta kthyer Haraçinën në një komunë me standarde evropiane. Banorët së shpejti do të përfitojnë nga rrugë më të sigurta dhe zgjidhje moderne për menaxhimin e ujërave, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës.

Punimet vazhdojnë me intensitet, ndërsa premtohet përfundimi i suksesshëm dhe brenda afateve të përcaktuara!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...