​Kalifornia kalon Japoninë në ekonominë botërore, zë vendin e katërt

Data:

Shpërndaje:

Ekonomia e Kalifornisë ka tejkaluar atë të Japonisë, duke e bërë këtë shtet amerikan forcën e katërt më të madhe ekonomike në botë, raporton BBC.

Guvernatori Gavin Newsom promovoi të dhëna të reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike, të cilat tregojnë rritjen e Kalifornisë.

Të dhënat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kalifornisë arriti në 4.10 trilionë dollarë në vitin 2024, duke e kaluar Japoninë, e cila u vlerësua në 4.01 trilionë dollarë. Tani shteti renditet pas vetëm Gjermanisë, Kinës dhe SHBA-së si një e tërë.

“Kalifornia nuk po ndjek ritmin e botës – ne po e vendosim ritmin”, tha Newsom. Shifrat e reja vijnë në një kohë kur Newsom ka dalë kundër tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump dhe ka shprehur shqetësime për të ardhmen e ekonomisë së shtetit, përcjell KosovaPress.

Kalifornia ka pjesën më të madhe të prodhimit të industrisë përpunuese dhe bujqësisë në SHBA. Ajo është gjithashtu shtëpia e inovacionit teknologjik udhëheqës në botë, qendra e industrisë globale të argëtimit dhe porteve më të mëdha detare të vendit.

Newsom, një demokrat i spikatur dhe kandidat i mundshëm për president në vitin 2028, ka ngritur një padi për të sfiduar autoritetin e Trump për vendosjen e tarifave, të cilat kanë shkaktuar çrregullime në tregjet dhe tregtinë globale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...