Qeveria mbledh tepricën e parave nga institucionet!

Data:

Shpërndaje:

Në mars edhe në 8 ditët e para të muajit prill kemi rritje drastike të të ardhurave në buxhet. Pas fillimit pak të dobët në janar dhe shkurt kur në arkën shtetërore kanë hyrë 773 milionë euro apo 13.2% nga ajo që është planifikuar për këtë vit, në 39 ditët në vijim, d.m.th. në mars dhe një pjesë të prillit janë grumbulluar 659 milionë euro, me çka të ardhurat e përgjithshme janë 1 miliardë e 432 milionë euro apo 24.55% nga ajo që është planifikuar për vitin 2025.

Rritjen e madhe të të ardhurave, të papritur dhe misterioze për opinionin, ministrja e financave e shpjegoi se në pjesën e dytë të muajit mars dhe në fillim të prillit, ministria e saj, DAP dhe Doganat në mënyrë drastike e kanë ashpërsuar pagesën e tatimeve, doganave dhe akcizave. Por, paratë kryesore që kanë kontribuuar për rritjen kanë ardhur nga të ardhurat e pa tatuara.

Në vendin tonë shumë pak institucione ndajnë dividendë, por edhe në kuptim më të gjerë këtu mund të përfshihen edhe kompanitë që kanë fitim neto pas tatimit. Këto institucione janë më shumë në numër.

Përndryshe në tremujorin e parë të këtij viti, edhe pse çdo ditë shohim se ka fushata edhe për investime të reja kapitale, ato shënojnë 9.53% nga planifikimi për këtë vit. Dimitrieska-Koçoska këtë e shpjegoi me atë që nuk është sezon ndërtimor, ndërsa tha se theksi i tyre është në projektet infrastrukturore që nuk ndërtohen në dimër. Por arsyeja kryesore për të dalat më të ulëta kapitale është për shkak të ndryshimit të metodologjisë për llogaritjen e kësaj pike. Për dallim nga më herët, si investim kapital numërohet vetëm ajo që me të vërtetë është realizuar në terren, e jo paradhënia apo garancia për projektet.

Përndryshe praktika e vjetër e gjitha qeverive të deritanishme ishte se për investime kapitale të vlerësohen edhe kur paratë transferohen te institucionet që duhet t’i realizojnë, pa ndërtuar asgjë, pas çka Qeveria këto mjete të parealizuara i ulte ose rialokonte. /TV21/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...